Molliqaj: Dënimi u shpall qëllimisht në ditën e fundit të fushatës

Aktuale November 17, 2017 - 14:52

Deputeti i VV-së Dardan Molliqaj ka thënë se e vërteta e fundit do të jetë se këta aktivistë do të jenë të pafajshëm. Molliqaj tha se ashtu sqi janë dënu këta do të mudn të isha dhe unë. Sepse siaps tij qëllim është i qartë.

“Të tentojnë ti bëjnë dëmë VV.

Por ky tentim ju ka dështuar”, tha si duke shtuar se kështu nuk do të mund ta dëmtojnë VV, raporton Zëri. info Molliqaj tha se krejt njerëzit që kane dyshime dhe kanë drejtë të marrin deklaratat (proces verbalet) ku sipas tij shihet se asnjë dëshmitar nuk fajëson aktivistët.

“Nuk ka asnjë raport të asnjë institucioni vendor ose ndërkombëtar që kanë thënë fjalën mëe të vogël apo të gjatës e aktivistët tonë kanë dorë në rast.

Të gjitha zyrtarisht tregojnë se aktivistët tanë nuk kanë lidhje”, tha ai. Molliqaj tha se pamje dhe imazhe të asaj kohe janë dërguar për verifikim në FBI dhe zyrtarisht FBI thotë se këto pamje nuk mund të identifikojnë asnjë prej aktivistëve që ju po identifikoni.

Molliqaj tha se qëllimisht është lënë që dënimi të shpallet pikërisht në ditën e fundit të fushatës, raporton Zeri.Info

“Në Kosovë nuk do të ketë drejtësi deri pa shku në burg dhe njeriu i fundit. E VV do t’i qojë në burg të gjithë”, tha ai në konferencë. / Zëri