Pas tensioneve në seancë Policia Speciale rrethon objektin e Gjykatës

Aktuale November 17, 2017 - 14:42

Policia Speciale ka shtuar sigurinë brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës Themelore ku u shpallën fajtorë katër aktivistët e VV-së për sulmin ndaj Kuvendit. Ata u dënuan në total me 21 vjet e 6 muaj burg.

Gjatë dhënies së vendimit, familjarët dhe aktivistët kanë reaguar duke ngritur zërin, kurse në një moment ka pasur edhe konfrontim mes aktivistëve dhe policisë.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burgim.

Image
Image