AKP vazhdon me procesin e shitjes së aseteve për valën e 37-të

Aktuale November 15, 2017 - 12:35

Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke zhvilluar procesin e shitjes së 37-të të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.

Në valën e 37 janë në shitje 101 njësi, shumica e të cilave toka bujqësore.

AKP është në procesin pranimit të ofertave nga palët e interesuara edhe pse qeveria e Kosovës të premten pati marrë vendim për pezullimin e shitjeve të tokave bujqësore.

Zyrtare të AKP-së kanë thënë që vala 37 dhe 38 do të realizohen meqë veçse ishin në proces kur është marrë vendimi i qeverisë.

Ofertat e mbyllura janë pranuar nga ora 10:00 deri në 12:00, më pas vazhdohet me hapjen e kutive dhe zarfeve, njofton Klan Kosova.