Çitaku Daçiqit: Historia nuk kthehet prapa, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Aktuale November 14, 2017 - 17:57

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshoj, raporton “Zeri.info”.

Çitaku po ashtu në këtë mbledhje e cila është duke u mbajtur, ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që UNMIK-ut tashmë i ka kaluar mandati dhe se siç deklaroi Çitaku, Kosova tashmë është e lirë dhe e sigurt dhe se misioni paqeruajtës i UNMIK-ut, nuk është i vlefshëm më, raporton “Zeri.info”.

Ambasadorja Çitaku po ashtu, kërkoi nga udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këto mbledhje të mos mbahen çdo tre muaj pasi që sipas saj, kjo është humbje kohe.

“Zeri.info”, ju sjell një pjesë të deklaratës së ambasadores Çitaku:

Qindra mijëra refugjat dhe qindra të tjerë që janë zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre, por kishin shumë më shumë se sa shpresë, kishin ndihmën tuaj dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

Ky vend për ne është shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ta parë për ta keqpërdorur me gjëra të cilat nuk janë të vërteta.... Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe kjo nuk o të ndryshoj kurrë dhe për këtë është paguar mjaftë shumë.... ne e dimë që në do të vazhdojmë dhe do të kemi sfida... historia nuk do të kthehet prapa.

Dhe ne nuk do të heqim dorë të që jemi pjesë e vendeve anëtare të botës dhe ne nuk po kërkojmë më shumë vetëm se  të jemi të barabartë me shtetet e tjera..... UNMIK-u nuk është mision paqeruajtës. Kosova është e pavarur dhe e sigurt. A nuk ik a kaluar ky mandat që një vit... Në më pak se 6 muaj Kosova organizoi edhe zgjedhjet parlamentare edhe lokale. Dalja ka qenë shumë e madhe në komunat e banuara me serbë.Ne nuk po heqim dorë dhe besojë që shumë shpejt Kosova do ta ketë fitoren...Kjo nuk do të ishte fitore ndaj Serbisë, por fitore ndaj të drejtës që i takon. 
Armata e Kosovës do të jetë një ushtri moderne. 
Dua të ju risigurojë se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodhë kur nuk pajtohemi me njëri tjetrin.