Zemaj Bulliqit: Bash asgjë të re nuk dëgjova sot

Aktuale November 13, 2017 - 11:27

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka vlerësuar se kreu i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, nuk ka prezantuar diçka të re para Komisionit për Integrime Evropiane. 

“Sot nuk dëgjova asgjë të re, bash asgjë të re”, i ka thënë Zemaj bashkëpartiakut të tij, në komision. 

“Mu po më intereson ju çka doni me bë, edhe me kontroll efektiv që e përmendët. Çka është kontrolli efektiv, sipas jush?”, ka pyetur deputeti Zemaj Bulliqin. 

LEXO EDHE: Bulliqi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane, këto janë gjetjet e reja për Demarkacionin

“Nëse ka diçka të fshehur ju zotëri Bulliqi, atëherë nëse s’është për publikun atëherë renditni, komisioni mund t’i dëgjojë edhe me dyer të mbyllura”, ka propozuar ai në Komision parlamentar. 

“Nëse s’ka diçka tjetër, atëherë ky proces nuk ec tutje kështu. Vetëm po e gjuajmë topin prej një komisioni te komisioni tjetër”, ka shtuar deputeti i LDK-së. 

“Nuk dëgjova diçka të re, as nga aspekti kadastral nuk pat diçka të re”, tha Armend Zemaj, duke kritikuar Shpejtim Bulliqin.