Veteranët do të diskutojnë sot me kryeministrin për pagat

Aktuale November 08, 2017 - 14:31

Se a do të bëhet zgjidhja e problemit me pagesat e tre muajve të fundit të veteraneve, do të kuptohet sot në takimin që do të zhvilloj Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Monitor

Këtë për Gazetën Monitor e ka konfirmuar  vetë Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Kjo deklaratë e Gucatit vjen pas paralajmërimeve se nëse nuk bëhet pagesa e pensioneve për të tre muajt e fundit nga e hëna do të hyjnë në protestë.

“ Nëse nuk dalin pagat deri të hënën, do të marshojmë me protesta në ora 12:00. Sot nga ora 17:30 kemi takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj, ku do të diskutojmë lidhur me këtë problem, dhe presim ndonjë përgjigje nga ai”, ka thënë Gucati

Gucati ka përmendur edhe çështjen e verifikimit të veteranëve, ku ka thënë se ata nuk janë në dijeni nëse janë verifikuar apo jo, sipas tij kjo gjë po mbahet sekret nga ana e Qeverisë.

“Sa i përket verifikimit të veteranëve, ne nuk dimë asgjë lidhur me këtë çështje, sepse ata si duket po e  mbajnë sekret këtë gjë. Kemi dëgjuar se kanë filluar me verifikim por nuk dimë deri ku ka shkuar verifikimi i tyre sepse nuk kemi informacione”, ka theksuar Gucati.