Edhe një zëvendësministër: Ja kush është zëvendës i Besim Beqajt

Aktuale November 07, 2017 - 12:21

Qeverisë së Ramush Haradinajt i është shtuar edhe një zëvendësministër. Bëhet fjalë për Bujar Cakollin, sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë.

Ai është emëruar zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Sot, mora një njoftim të rëndësishëm për mua, familjen time, përkrahësit dhe Degën e PDK-së në Prishtinë, për emërimin tim si zëvendës ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Falënderoj besimin e dhënë nga Kryetari Kadri Veseli dhe strukturat e partisë për përgjegjësinë e re, mjaftë sfiduese. Na prift e mbara!”, ka shkruar Cakolli. 

Image