Protesta për Astrit Deharin nëpërmjet fotografive
Aktuale
November 05, 2017 - 15:19
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është organizuar marsh protesues në Prishtinë, me ç’rast po kërkohet drejtësi për vdekjen e tij, raporton zeri.info.
Me moton kryesore “Drejtësi për Astritin”, protestuesit po kërkojnë nga qeveria dhe autoritetet e tjera shtetërore urgjentisht të merret përgjegjësia për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.
Protesta e cila po vazhdon para Bibliotekës Kombëtare u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje, aktivist i së cilës ishte vetë Dehari, i cili humbi jetën para një viti në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Për të parë më shumë rreth këtij marshi protesues, Zeri.info jus jell fotografitë e mëposhtme nga vendi i ngjarjes./Zeri

