Mediat serbe: Tërheqja e njohjes së Kosovës nga ana e Surinamit erdhi nga Moska

Aktuale November 01, 2017 - 23:03

Diplomacia serbe vazhdon të lavdërohet dhe ta quaj sukses të madh tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Surinamit, shkruan B92.

Por, diplomati me përvojë Sreqko Xhukiq, pretendon se është pikërisht Moska ajo që qëndron prapa tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Surinami, transmeton Telegrafi.

“Kur letra u dërgua në misionin tonë në New York, shefja e diplomacisë së Surinamit ishte për vizitë në Moskë”, ka deklaruar ish-ambasadori i Serbisë në Moskë.