Haradinaj takohet me drejtorin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Kosovën

Aktuale November 01, 2017 - 16:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Drejtorin Rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KNKK) për Europë dhe Azi Qendrore, me zyrë në Gjenevë, Patrick Vial, i shoqëruar nga Agim Gashi, Shef i Misionit të KNKK në Kosovë, të cilët e kanë përgëzuar atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.

Kryeministri ka biseduar me Vial-in dhe Gashin për mbështetjen që kjo organizatë globale i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.

Haradinaj e ka falënderuar Patrick Vial-in për angazhimin e KNKK në hulumtimin dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës në Kosovë.