Berisha: Stadiumi Olimpik të ndërtohet në Drenas

Aktuale October 29, 2017 - 18:51

Ka vazhduar debati se ku duhet ndërtuar Stadiumi Olimpik i Republikës: në Drenas apo Prishtinë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme nga radhë e AAK-së, Anton Berisha, ka thënë se opsioni më i mirë është që ky objekt të ndërtohet në qytetin që e udhëheq Ramiz Lladrovci.

Një zyrtar tjetër i lartë i AAK-së, Anton Berisha, pajtohet me idenë se Stadiumi Olimpik i Republikës duhet ndërtuar në Drenas. M

adje, ka thënë se njëri prej opsioneve më të mira është që ky objekt të ndërtohet në rajonin e Drenicës.

“Allianz Arena, stadiumi i klubit futbollistik Bayern, ne mesatare ka nje distance prej 20 minutash nga hyrja e qytetit te München-it, perafersisht poaq sa ka Prishtina prej Drenasit.  Duke marr parasysh poziten gjeografike, si nje pike qe anon kah mesi, ideja e ndertimit te stadiumit kombetar ne Drenas, per mendimin tim, eshte nje nder opsionet e mira”, ka shkruar Berisha, në një reagim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

Ky reagim i Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme ka ardhur pasi në këtë debat është përfshirë edhe ish-udhëheqësi i Partisë ORA, Veton Surroi, i cili ironizoi me idenë e ndërtimit të Stadiumit në Drenas.

Ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas e kanë konfirmuar deri më tash kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ministri i Sportit, Kujtim Gashi.

Kundër, kësaj ideje ka dalë Shpend Ahmeti dhe këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi.

Qeveria e kaluar kishte nisur procedurat për ndërtimin e stadiumit, por, asnjëherë se kishte nxjerr vendimin në Qeveri për të përcaktuar lokacionin.

Edhe atëherë kanë qenë dy opsione për ndërtimin e këtij objekti: në Bërnicë të Prishtinës ose në Drenas.