KQZ: 43% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë

Aktuale October 22, 2017 - 20:14

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, KQZ përmes konferencës së katërt të tyre për media ka bërë publike edhe përmbylljen zyrtare të të gjitha vendvotimeve, raporton Zeri.info.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka me këtë rast ka thënë se të gjitha vendvotimet nëpër komuna janë mbyllur, dhe në fund të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 43% e qytetarëve, shkruan Zeri.info.

“Në bazë të dhënave në të gjitha komunat të cilat janë mbykklë me kohë dalja në zgjedhje është 43# e votuesve duke mos përfshir votat me kusht që do numrohen me kohë”, ka thënë Daka.

Ajo duke falemnderuar të gjithë qytetarët për kulturë të lartë demokratike, ka njoftuar se deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi, që vlen të theksohet.

Ajo falemnderoi vëzhguesit, prokurorin, OSBE-në e të gjithë pjesmarrësit tjerë.

Ajo gjithashtu u pyet për parregullsit që kishte në disa qendra me energjinë elektrike dhe trenin bullgar ka thënë se nuk kanë informata për këtë gjë, por mesiguri që me kohë është intervenuar.

“Për shkyqjen e energjisë elektrike është raportuar dhe nëse ka pasur mesiguri është sanu, ndërsa sa I përket ‘trenit bullgar’ kjo qështje ka qenë në duar të Prokurorisë dhe Policisë, dhe jo zyrtarisht mund të them se ato janë gjetur dhe nuk ka tren bullgar”, ka shtuar Daka.

Duke ftuar që të gjithë të përcjellin rezultatet e KQZ-së drejtpërdrejt në faqen e tyre, ajo bëri të ditur edhe se për konferëncën e radhës mediat do të njofohen me kohë.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 të drejtë vote kishin 1 milionë e 792 mijë e 913 votues, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 46.31% e atyre që kanë pasur të drejtë vote./ZERI

 

/ZERI