Jahjaga fton qytetarët të votojnë

Aktuale October 22, 2017 - 14:51

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kryer obligimin e saj qytetar, duke hedhur votën në qendrën e votimit “1 Tetori” në Prishtinë.

“Sot përmbusha obligimin qytetar. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Pres ky proces zgjedhor të zhvillohet dhe të përmbyllet në frymë demokratike dhe ta dëshmoj edhe një herë synimin tonë për një shtet demokratik”, tha Jahjaga.