Të dielën priten tensione në veri të Mitrovicës

Aktuale October 20, 2017 - 19:43

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka mësuar se ditën e zgjedhjeve do të ketë tensione në veriun e Kosovës.

Krahas manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave nga zyrtarë të caktuar serbë, në komunat veriore priten shantazhe dhe obstruksione të ndryshme më 22 tetor.

RTK ka arritur të sigurojë materiale ilustruese, të cilat dëshmojnë se makineria e LISTËS SERBE përpiqet që ta keqpërdorë në forma të ndryshme procesin zgjedhor në Kosovë.