Me lot në sy, Saimir Tahiri tregon fajin më të madh në jetë

Aktuale October 20, 2017 - 11:00

Fati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pritet të vendoset në orën 11:00.

Pas heqjes së imunitetit deputetit të PS-së i rrezikohet liria për shkak se Prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij.

Mbrëmjen e kaluar Tahiri mori pjesë në “Opinion” e si kurrë më parë ish-ministri u përlot në studio kur kujtoi peshën e fajit mbi djalin e tij të vogël dhe familjes së tij.

“Jam i shqetësuar vetëm për qetësinë e familjes sime. Më intereson të shoh njerëzit në fytyrë nesër dhe nuk më interesojnë korridorët e politikës”- tha Tahiri.

Ish-ministri akuzohet se është implikuar në trafikun e drogës bashkë me bandën e Habilajve të arrestuar në Itali.

Nëse akuzat e rënda që rëndojnë mbi të vërtetohen, Saimir Tahiri rrezikon të paktën 14 vite burg.