Hoxhaj falënderon Lunacek për bashkëpunimin dhe angazhimin për Kosovën

Aktuale October 19, 2017 - 16:14

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, në të cilin është mjaft aktiv, ka falënderuar ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin e saj për Kosovën.

“Shumë faleminderit Ulrike Lunacek për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin për Kosovën. ëdo të mirë në të ardhmen”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.

Partia e Gjelbër e Ulrike Lunacek nuk ia ka dalë ta kalojë pragun prej 4 për qind në zgjedhjet e fundit në Austri, ku fitues doli Partia Konservatore e Sebastian Kurzit.

Lunacek ka qenë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ndërsa është angazhuar vazhdimisht në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.