Haradinaj takon sindikalistët e KEK-ut, ja çfarë biseduan

Aktuale October 17, 2017 - 16:27

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të KEK-ut (SPEK) të udhëhequr nga Izet Mustafa, të cilët e njoftuan atë për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen ata gjatë punës së përditshme.

Kryeministri u tha sindikalistëve të KEK-ut se ata duhet të jenë në krye të detyrës që të mos dështojnë me furnizim të qytetarëve me energji elektrike.

Kreu i ekzekutivit iu tha sindikalistëve se koha që shpenzohet për energjinë nuk është kohë e humbur dhe se temat që lidhen me KEK-un dhe atë trevë nuk do të neglizhohen nga Qeveria që ai drejton.

Sindikalistët u shprehën se KEK-u nuk është në kolaps energjetik, veçse duhet menaxhim më i mirë.