Edhe java e ardhshme me diell dhe vranësira të shpërndara

Aktuale October 14, 2017 - 20:35

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe java e ardhshme parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.


“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.