Policia: Ky është sulmuesi i Vehbi Kajtazit

Aktuale October 14, 2017 - 20:01


Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për sulmin e djeshëm ndaj gazetarit, Vehbi Kajtazi.

I dyshuari është Fitim Thaqi, i dyshuar kryesor për sulmin e kryer dje.

“Përkunder ftesave që policia i ka dërguar i njejti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t’ iu shmangur arrestit policor.Ne po kërkojmë përkrahjen e  qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit,  andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij.Per cdo informacion na kontaktoni ne nr 192”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Image