Vulin vazhdon të mburret me të dënuarin për krime lufte kundër shqiptarëve

Aktuale October 14, 2017 - 16:35

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë disa fjalë për prononcimet e ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott i cili ka thënë se kriminelët e luftës nuk duhet të përkrahen.

Ambasadori i SHBA-së në profilin e tij në Twitter shpërndau një shkrim të Ëashington Post ku thuhej se “Ministri i mbrojtjes në Serbi, vlerëson kriminelin e luftës”.

“E vërteta është se unë jam krenar për luftën e tij dhe jam krenar me Lazareviqin (kriminel luftë i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës) dhe për të gjithë njerëzit që e mbrojtën këtë vend.

Paramendoni nëse unë shkruaj për tekstet që janë kundër ambasadorit Scott. Kur takohemi ne flasim për ngjarjet, sigurisht unë përgjigjem sjellshëm, sepse jemi përfaqësues të shtetit. Unë do të bëj çmos që SHBA dhe Serbia të kenë raportet më të mira të mundshme”, tha Aleksandar Vulin.

Ditë më parë, të dënuarin për krime lufte në Kosovë, Vladimir Lazareviq, e mbrojti publikisht edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, transmeton Indeksonline

Madje ky i fundit e krahasoi edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.