Vehbi Kajtazi në protestë, tregon arsyen pse e sulmuan (VIDEO)

Aktuale October 14, 2017 - 12:24

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, është duke mbajtur një protestë  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, raporton "Zeri.info".

E i pranishëm aty është edhe Vehbi Kajtazi, i cili u sulmua dje. Ai më këtë rast ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Kajtazi po ashtu ka thënë se sulmi ndaj tij ishte i lidhur me disa shkrime që a i kishte bërë në kohët e fundit.

Ai ka thënë se sulmuesit nuk janë njerëz të thjeshta, por sipas Kajtazit ata janë njerëz të lidhur më politikën dhe pushtetin, për të cilët ai thotë se po tentojnë të ndalin punën e gazetarëve, raporton “Zëri.info”.

“Unë dje jam sulmuar, para dy muajve është sulmuar kolegu im Parim Olluri. Muaj më herët janë sulmuar kolegë të tjerë. Shqetësuese është që ky presion është kthyer në sulme fizike. Problemi është që këta nuk janë njerëz të thjesht. Por, janë të lidhur me politikën, njerëz të lidhur më pushtetin, të cilët po donë që ta ndalin punën tonë. Sulmi ndaj meje është i lidhur me disa shkrime që unë kam shkruar para disa javë. Fatmirësisht personi është identifikuar. Ky sulm nuk ka ndikuar dhe nuk ndikon në punën time, përkundrazi unë do të vazhdoj të shkruaj akoma”, ka thënë Kajtazi.