Sot heshtje zgjedhore në Maqedoni

Aktuale October 14, 2017 - 09:54

Në mesnatë ka përfunduar fushata zgjedhore që zgjati 21 ditë dhe fillon heshtja para zgjedhjeve lokale të së dielës.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar në 15 tetor, ndërsa do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, në 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24:00.