Sot i jepet lamtumira e fundit ish-ministrit

Aktuale October 13, 2017 - 08:58

Sot do t`i jepet lamtumira e fundit ish-ministrit të Energjitikës së Shqipërisë, Dritan Prifti i cili vdiq në moshën 49 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Familja Prifti ka njoftuar se homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nga ora 10 deri në 12 në ambientet e Muzeut Historik . Ndërsa në orën 13:00 trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Shishtufinës.

Dritan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në Berat; ishte deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 deri në 2011 ishte deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më pas, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë nga viti 2009 deri 2010.

Image