Edhe Kurz kritikon Serbinë për Kosovën

Aktuale October 12, 2017 - 13:31

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz nuk e sheh praktik krahasimin e Kosovës me Kataloninë.

Ai ka thënë se duhet të lihet anash ky krahasim dhe te vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi, pasi progresi në këtë dialog është i një rëndësie të madhe për rrugën e Serbisë drejt BE-së, transmeton lajmi.net.

“Nuk shoh ndonjë vlerë të shtuar kur krahasohet situata në Kataloni me atë të Kosovës”, ka thënë ministri austriak për Tanjug.