Milaim Zeka 'godet' Hashim Thaçin

Aktuale October 10, 2017 - 19:14

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për mos reagimin e tij për shumë raste që kanë marrë dënime, siç thotë ai për krimet që nuk i kanë bërë.

Lidhur me deklaratën e fundit të Thaçit  për Gjykatën Speciale dhe atë se “bashkësia ndërkombetare nuk i ka përmbushur premtimet’’, Zeka ka thënë se presidenti është dashur ta dijë se ata nuk premtojnë asgjë që lidhet me çështjet juridike.

Sipas Zekës, Presidenti Thaçi ka bërë pazare për veten e tij, ndërsa anarkia në drejtësi dhe ajo mediatike, janë ‘kryevepër’ e tij.

Ja reagimi i plotë i Zekës në Facebook:

Presidenti Kosoves, dhe pazari me Gjykaten Speciale

Kam lexuar fjalimin e presidentit rreth Gjykates Speciale. Kam lexuar edhe reagimet, sidomos ate te Ish kryetarit te Parlamentit, Jakup Krasniqi.

Po ndalem tek nje e vertete, qe padashtas i shpetoi Presidentit. Tha se “bashkesia nderkombetare nuk i ka permbushe premtimet”! Ambasadori anglez tha se “nuk kane premtuar asgje”!

Thaçi ashte dashte me dite qe nderkombetaret nuk premtojne asgje, qe lidhet me çeshtje juridike. Jo qe nuk dojne, ama ne vendet prej nga ata vijne, gjykatesi eshte mbi çdo ambasador e politikan. Nuk jane prokuroret perendimor, as gjykatesit, njerez qe ndikohen, apo shantazhohen nga portalet e nentokes serbe, siç eshte insajderi, apo ndonje tjeter!

Hashim Thaçi, ka ba pazar vetem per veten e tije. Ai nuk ka reaguar per rastin Kiçina, ku vellezerit Ramadani Po kalben ne burg pa asnje deshmi, dhe prove. Ai madje ka kthyer ne polici njeriun qe e ka kurdisur kete rast.
Hashim Thaçi nuk ka reaguar as per Groupin e Dukakagjinit, as ate te Llapit, as ate te Drenices! Mos te pret qe dikush do te reagoje kur ai do te arrestohet.

Si President nuk ka reaguar as per rastin Lima, e shume raste te tjera pafundesisht, ku “drejtesia selektive” Po i masakron njerezit.

Anarkia ne sistemin e drejtesise, dhe ate mediatik, eshte vepra, dhe kryevepra e Hashim Thaçit.

Zoti president, nese mbjelle lakra, mos prite me vjele patate!!!