SHBA përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale October 06, 2017 - 16:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke e shqyrtuar mundësinë se si të ofrohet përkrahje më e fuqishme në procesin e dialogut që po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Reagimi i SHBA-ve vjen pas kërkesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që edhe këta të fundit të përfshihen në bisedimet që po zhvillohen mes dy vendeve në kryeqendrën evropiane, shkruan "Zeri.info".

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, Ambasada Amerikane në Prishtinë të cilët thonë se SHBA do të punojë më afër me ekipin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne do të punojmë nga afër me ekipin e Përfaqësueses së Lartë Mogerini lidhur me atë se si të ofrohet përkrahje më e fuqishme për procesin e dialogut”, ka njoftuar Ambasada Amerikane.Zeri/