Thaçi: Kosova nuk krahasohet me Kataloninë

Aktuale October 02, 2017 - 20:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Katalonja dhe Kosova janë dy raste që nuk duhet të krahasohen.

Thaçi ka thënë se rasti i Kosovës dallon nga ai i Katalonjës.

Po ashtu, presidenti, në një intervistë me RTK-në, deklaroi se as Spanja nuk e ka rastin e njëjtë sikurse Serbia që e kishte me Kosovën.

“Siç e kanë deklaruar të gjithë bota demokratike, Katalonja paraqet një rast specifik. Natyrisht se Beogradi përpiqet ta krahasoj Kosovën me çështje të ndryshme në botë. Megjithatë, mund të them se Spanja nuk është Serbi, por as Katalonja nuk është Kosovë”, ka deklaruar Thaçi.

“Janë raste të pakrahasueshme, dhe qëndrimi i Kosovës në këtë rast është i njëjtë me ato të Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar presidenti.