Veteranët e UÇPMB-së: Shqiprim Arifi, instrument i Vuçiqit në Preshevë

Aktuale September 26, 2017 - 15:28

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së ka shprehur shqetësim e tyre në lidhje me vendimin e institucioneve qendrore të Serbisë për caktimin e organit të përkohshëm drejtues në Komunën e Preshevës.

Sipas një komunikate për media të nënshkruar nga kryetari i OVL-UÇPMB-së, Munir Rexhepi, emërimi i organit të përkohshëm me urdhër nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq, është diskriminues dhe ka për qëllim të kidnapojë institucionin që qeverisës nga shqiptarët.

“Emërimi i anëtarëve në organin e dhunshëm me kryetar Shqiprim Arifin, Armend Aliun është joligjor, jodemokratik. Shqiprim Arifi është i njohur si instrument i Qeverisë së Serbisë për realizimin e projekteve anti-shqiptare”, thuhet mes tjerash në komunikatë, duke shtuar se në qeverisjen një vjeçare të Shqiprim Arifit në Preshevë janë nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, ku merret përsipër mbulimi i shpenzimeve për pesë vite për ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe që janë të stacionuara në territorin e Komunës së Preshevës, etj. /Zëri/