Pacolli: Merkel mbështetëse e dëshmuar e Kosovës

Aktuale September 24, 2017 - 23:05

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar kancelaren Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet e sotme në Gjermani.

Pacolli ka thënë se Merkel dhe Gjermani janë mbështetës të dëshmuar të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

E përgëzoj Kancelaren Merkel dhe partinë e saj për fitoren në zgjedhjet demokratike që u mbajtën sot në Gjermani.

Gjermania dhe zonja Merkel janë mbështetës të dêshmuar të Kosovës. 

Mirënjohës përgjithmonë.