Fitorja e Merkelit, e dobishme për Kosovën

Aktuale September 24, 2017 - 22:09

Urimi i parë nga Qeveria e Kosovës, për kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka ardhur nga zëvendëskryeminsitri Enver Hoxhaj.

“Urime për CDU-në dhe për zonjën Merkel për fitoren. Një fitore e vlerave evropiane për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani që do të forcohen”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, gazetari Bahri Cani, duke analizuar për RTK-në zgjedhjet e sotme në Gjermani, duke i krahasuar ato me zgjedhjet e kaluara dhe duke komentuar koalicionet e mundshme, thotë se nuk pritet ndonjë ndryshim në raport me Kosovës, sepse edhe partitë që flitet të vijnë në pushtet, ekologjistët, ishin në pushtet gjatë luftës në Kosovës, ndërsa liberalët ishin gjithnjë konstruktivë ndaj shqiptarëve.

“Kryesorja është që kancalarja Merkel mbetet në këtë post”, tha ai.