Mbahet konferenca botërore e terapive të shkurtëra, nga Ballkani pjesëmarrës janë dy kosovar ‘Specialist të Psikologjisë Klinike’!

Aktuale September 23, 2017 - 13:10

Është duke u mbajtur konferenca botërore e terapive afatshkurtëra në Frankfurt të Gjermanisë dhe pjesëmarrës janë të gjithë antarët e saj nga e gjithë bota.

Imri Zabeli dhe Latif Hoxha janë të vetmit nga vendet e ballkanit qe jane anëtarë te Associacionit Evropian per Psikoterapi Afatshkurta dhe atje janë për të përfaqësuar Kosovën

Ndryshe, në Kosovë Specialistet e Psikologjisë Klinike qysh kohë më parë kanë kërkuar nga Ministria e Shendetësisë të përfshihen në procesin e punësimit në institucionet shendetësore, kjo pasi që vetë Ministria e Shendetësisë ju kishte ofruar specializimin në ketë lëmi.

Në fotografinë më poshtë janë:  Jacek Lelankiewicz (President i Shoqatës Evropiane për Psikoterapitë Afatshkurtëra),Imri Zabeli(Specialsit i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë), Anne Marie Wulf(Anëtare e Shoqatës Europiane për Psikoterapitë Afatshkurtëra).

Image

 

Ne Foto Elliott Connie(përfaqësues në qasjet psikoterapuetike në kontinentin amerikan) dhe Latif Hoxha( President i Shoqatës Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi

 

Image