Lajmërohet Isa Mustafa, paralajmëron ndryshime të mëdha

Aktuale September 21, 2017 - 06:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK do të zhvillojë fushatë zgjedhore të drejtë, të sinqertë dhe demokratike, ndërsa sipas tij, qytetarët me votë do të ndëshkojnë kapësit e shtetit.

Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ka ardhur koha për standard të ri jete.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qytetarë të nderuar të Kosovës Sot po fillojmë fushatën zgjedhore pë komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00.

Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t'i dhënë juve një standart të ri jete.

Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t'i japim shpresën tonë.

Në emrin tim dhe të Lidhjës Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinçertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qellimet tuaja.

Së bashku do ta denojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj. #LidhjaPoVjen