Daci: Elektorati nuk do t'ia falë Haradinajt nëse e miraton versionin aktual të demarkacionit

Aktuale September 20, 2017 - 23:11

Akademiku Nexhat Daci ka kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës. ​Partinë, në të cilën dikur bënte pjesë edhe vet, Daci e ka sugjeruar që të mos bëjë gafe, por të punojë më shumë me elektoratin e vet.

Sipas Dacit, LDK është në panik. E ngritje të LDK-së, Daci sheh tek mbështetja që i ka dhënë familja Rugova, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Daci beson në punën që mund të bëjnë Haradinaj, Limaj e Pacolli. Por ka një porosi sa i përket çështjes së Demarkacionit.

“Kjo qeveri do të bënte një gabim që nuk do t’i falë elektorati e as Kosova, në qoftë se i pranon marrëveshjet e kaluar për demarkimin e kufirit”, ka thënë Daci. 

Pavarësisht përkrahjes që i jep qeverisjes Haradinaj, Daci thotë se nuk ka pranuar të bëhet pjesë e ndonjë partie politike, por sipas tij, të ndihmojë ecjen përpara të shtetit nga niveli akademik i tij.