A do ta rrëzojë Arbër Vllahiu shtëpinë e Ramush Haradinajt në Dragodan?

Aktuale September 19, 2017 - 22:41

 

Arbër Vllahiu është kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai sonte është i ftuar në Zona e Prishtinë në Klan Kosova ku po diskutohen shumë çështje që lidhen me kryeqytetin.

Vllahiu ndër të tjera është pyetur se a do ta rrëzojë shtëpinë e liderit të tij Ramush Haradinajt, nëse ajo është pa leje.

“Mendoj se këtë pyetje duhet të ja bëni atyre që sot janë në Kuvendin Komunal”, ka thënë Vllahiu.

“Nëse shtëpia në Dragodan është pa leje – atëherë ne do të veprojmë sipas Ligjit”.