Hoti: Zyra e kryeministrit nuk guxon të kthehet në zyre të AAK-së

Aktuale September 19, 2017 - 20:01

 

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar sot kryeministrit Haradinaj me kryesin e AAK të Pejës në zyrën e tij.

Përmes një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se “Zyra e Kryeministrit nuk është zyre e AAK-së”.

Postimi i plotë i Hotit:

“Zyra e Kryeministrit nuk eshte zyre e AAK-se. Ajo zyre nuk guxon te kthehet ne sherbim te fushates zgjedhore te AAK-se. Kjo tregon modelin e qeverisjes qe nuk do te lejojme te vazhdoje.

Eshte e pa kuptimte deklarimi i Haradinajt se eshte kryeminister i te gjithe qytetareve, nderkohe qe ne zyren e tij takon aktivistet e partise se tij si ne kohe fushate” (sic), ka shkruar Hoti.