'Kosova deri në fund të vitit do ta ketë ushtrinë'

Aktuale September 15, 2017 - 21:31

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sonte se  Kosova deri në fund të vitit do ta ketë ushtrinë.

Sipas tij  i gjithë ky proces do të ndodhë në partneritet me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në.

“Defentivisht e ushtria pres të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kemi mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe e mbështesë fuqishëm që të ndodhë. Dhe, askush se ka të drejtën e vetës  mbi  ushtrinë”, tha Thaçi në RTK.