Nuk do ta besoni se çfarë i ndodhi një partie në Maqedoni

Aktuale September 15, 2017 - 20:22

Dje ka qenë data e fundit për të parashtruar listat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe listave për këshillat komunale.

Pas dorëzimit të listave për këshilltarë të komunave, partia politike ”E majta” ka marrë një përgjigje shumë ”interesante” nga Këshilli Komunal Zgjedhor në Komunën Gjorçe Petrov në Shkup.

”Eh ky është rregulli i zgjedhjeve në Maqedoni. Na kanë kthyer listën e këshilltarëve për Komunën Gjorçe Petrov. Si duket ne kemi më shumë femra se sa kërkohet. Dy më shumë, besoj se bëet fjalë. Tani është kërkesa që njërën duhet ta ndërrojmë me një mashkull” ka thënë Zdravko Savevski.

Sipas KSHZ-së duhet të ketë së paku 40% gra nëpër lista dhe për këtë kësaj partie i është dhënë afat për ndryshime deri neser në mesnatë. /Telegrafi/