Totaj takon kryetarin e Zagrebit, Bandic: Prizreni do të përfitoj nga përvoja e Zagrebit

Aktuale September 15, 2017 - 19:51

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar kryetarin e Zagrebit, Milan Bandic, ku kanë diskutuar për fushat konkrete të bashkëpunimit mes qytetit të Prizrenit dhe Zagreb.

Totaj ka thënë se përvoja dhe puna e Bandicit qe 16 vite në krye të Zagrebit duke e transformuar në një qendër moderne të zhvillimit dhe përvojat janë shumë të mira të merren.

"Ishte një takim pune për përvojat e mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha mes dy qyteteve tona. Nga Zagrebi jemi të interesuar të marrim përvojat e shërbimeve publike, investimet në transportin publik dhe turizmin. Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë të mëdha", ka thënë Totaj.

Kryetari i Zagrebit, Bandic ka vizituar Kosovën në mars të këtij viti ndërsa konsiderohet njëri prej kryetarëve më të suksesshëm duke qenë qe 6 mandate në pushtet.

Totaj ka zhvilluar edhe takime të tjera me biznese, udhëheqës të institucioneve arsimore e shëndetësore.

Image