Nis takimi mes Thaçit dhe Haradinajt

Aktuale September 15, 2017 - 13:45

Takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka nisur para pak minutash, raporton zeri.info.

Takimi është duke u zhvilluar prapa dyerve të mbyllura, ashtu siç u mbajt edhe takimi me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Në takimin mes Thaçit e Veselit, i cili u mbajt paraditen e sotme, sipas njoftimit zyrtar, të dy protagonistët janë zotuar për bashkëpunim institucional. /Zeri

 

Image