Lushi: Demarkaci duhet të përfundohet duke treguar kreativitet

Aktuale September 13, 2017 - 15:48

Intelektuali shqiptar nga New Yorku, Uk Lushi, përmes një postimi në Facebook, i ka dhënë disa këshilla kryeministri Haradinaj se si ta zgjidh çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Lushit, kryeministri Haradinaj duhet që të ftoj homologun e tij malazes dhe të diskutoj në frymë bashkëpunimi për këtë cështje.

Më poshtë shihni edhe statusin e plotë të Uk Lushit:

Një memo e shkurtë për KM Haradinaj

I nderuar z. Kryeministër,

urime për pozitën dhe shumë mbarësi.

Më pëlqeu përgëzimi i Kancelares gjermane Merkel për ju sot. (Është I bashkangjitur përfundi memos). Zonja Merkel me të drejtë thekson se qeveria juaj ka ballafaqime të rëndësishme dhe serioze: ndërtimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e giendjes së ekonomisë, dialogun Kosovë- Serbi, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si dhe luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit dhe forcimin e perspektives europiane të Kosovës.

Jam i besimit që ju i keni të gjitha këto çështje në listën tuaj të prioriteteve dhe do të punoni shumë që ato të gjejnë zgjidhjet e duhura. Por memon po ua nisi që të ndaj me ju një propozim timin që besoj që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit, e cila ndonëse jo çështja më e rëndësishme e vendit është ngjitur në kreun e listës. Organizoni një takim me homologe tuaj. Mund të bëhet kjo p.sh. në Shkodër. Uluni dhe bisedoni si dy kryeministra dhe filloni bashkëpunimin në zgjidhjen e kësaj pune.

Rasti i demarkacionit të kufirit Kosovë-Mal i Zi duhet të përfundohet duke treguar kreativitet, lidership dhe bashkëpunim mes Malit të Zi dhe gjithësesi me partnerët dhe miqtë euro-amerikanë. Nuk është as e mençur, as e nevojshme die as e mundshme që Kosova të provojë ta zgjidhë këtë çështje vetëm.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe suksese juve dhe Republikës së Kosovës