Haradinaj nuk do vonesa në kryerje të punëve

Aktuale September 13, 2017 - 13:09
Haradinaj gjatë vizitës në Ministrinë e Infrastrukturës kërkoi që punët infrastrukturore të kryhen me kohë.

Teksa vizitoi kolegun e tij partiak Pal Lekaj që ka marrë drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës, Kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi që të mos ketë vonesë në kryerjen e projekteve infrastrukturore.
 

Ai, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, deklaroi se për Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit ka një obligim të papaguar.

“U njoftova se si kanë shkuar zhvillimet në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’, se në çfarë etape është. Kemi një obligim financiar të papërmbushur këtë vit. Do ta gjejmë një zgjidhje së bashku me Ministrinë e Financave. Njëkohësisht, dëshirojmë që atë projekt ta përmbyllim në afatin e caktuar kohor, në mënyrë që të mos ndodhin vonesat”, tha Kryeministri Haradinaj.

Autostrada “Arbën Xhaferi” që nisi në qershor të viti 2014, është paraparë të përfundojë në janar të 2018-ës./Kallxo.com