Haradinaj: Në shëndetësi kemi shumë punë, mjekët heronjtë tanë

Aktuale September 11, 2017 - 18:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e parë të qeverisë, ka thënë se qeveria e re ka shumë punë për te bërë, në shumë fusha, e veçmas në atë të shëndetësisë, raporton "Zeri.info".

“Në shëndetësi kemi shumë punë, mjekët tanë vërtet janë heronj, në çfarë kushtet punojnë... Besoj që sot do ta vizitoj klinikën”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tej, ka thënë se duhet filluar ndryshime edhe në fushën e ekonomisë, në mënyrë që menjëherë të fillohet rritja ekonomike.

Haradinaj gjatë fjalës së tij, ka përmendur edhe shumë fusha të tjera, për të cilat ka thënë se duhet filluar me punë qysh tani./Zeri