Haradinaj nuk humb kohë, ky është veprimi i tij i parë si kryeministër

Aktuale September 11, 2017 - 14:06

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, edhe pse vetëm sot ka pranuar zyrtarisht pozitën nga ish paraardhësi i tij Isa Mustafa, nuk ka humbur kohë dhe menjëherë është vënë në aksion.

Haradinaj ka thirrur mbledhjen e parë të Qeverisë për ditën e sotme, në orën 18:00.

Në këtë mbledhje, ai pritet që të takohet me kabinetin e tij qeveritar dhe të caktoj prioritetet qeverisëse./Zeri/