Haradinaj dhe Rakiq largohen nga takimi PANA-Lista Serbe (Foto)

Aktuale September 06, 2017 - 18:07
Nga takimi disa orës i koalicionit PANA me Listën serbe së pari është larguar nënkryetari i AKR-së Agim Bahtir, pastaj lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, e më pas përfaqësuesi i Listës Serbe Goran Rakiq.

Vetura e Ramush Haradinajt është larguar disa minuta para se vetura e Goran Rakiqit të hynte në  parkingun nëntokësor të hotelit e më pas të largohej bashkë me të, raporton lajmi.net.

Nuk dihet arsyet e largimit të të sipërpërmendurve, mirëpo takimi me liderët tjetër të koalicionit PANA dhe Listës Serbe po vazhdon.

Në këtë takim, sipas burimeve të lajmi.net, nuk është arritur ende marrëveshje pasi Lista Serbe dhe AKR po ‘luftojnë’ për Ministrinë e Bujqësisë. 

Image
 
Image
Image
Image