U mbajt tryeza me temën 'Sfidat në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë'

Aktuale August 30, 2017 - 12:34

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mbajti sot tryezën e diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pavarësia, Paanshmëria dhe Efikasiteti i Sistemit Gjyqësor në Kosovë”.

Më këtë rast u shpalos edhe indeksi i përformancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë nga grupi për studime Juridike dhe Politike(GLPS).

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, prezantojë botimin e tretë të Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, me anë të këtij Indeksi u tregua edhe shkalla e kënaqshmërisë qytetare kundrejt institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Albana Merja nga GLPS, tha se të gjeturat e tyre janë bëre duke u munduar të gjejnë perceptimin e qytetarëve për punën e institucioneve të drejtësisë.

Gjithashtu ajo tha se këto të dhëna të këtij botimi të tretë janë të ndryshme nga të gjeturat e 2 botimeve të mëparshme.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, në lidhje me paknaqshmërinë e qytetarëve, tha se qëndrimet e institucionit që ai udhëheq tashmë janë publike, dhe janë shkruar në një raport të dorëzuar instituicionve përkatëse.

”Këto janë shqetësimet kryesore që sistemi i drejtësisë i përmban, për ne ka qenë shqetësues fakti që është një numër i jashtëzakonshëm i lëndëve për të cilat kalon afati 5 vjeqar, pa ndonjë instancë gjyqësore, e ndërsa në planin afatgjatë do të kemi një rënie të lëndëve që presin", tha Jashari.

Sipas tij nëse shikohet në aspektin statistikë, situata mbetet e njëjtë, në lidhje me lëndët që udhëhiqen në institucionet gjyqësore.

Makifete Saliuka nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se këto të gjetura të institutit të drejtësisë do të i ndihmojnë të gjejnë problemet se ku qëndrojnë në lidhje me sistemin e drejtësisë.

”Në gjykatat e Kosovës përgjithësisht punohet shumë, por përkundër të arriturave të institucioneve në përgjithësi, ky sistem vazhdon të jetë në fokus të kritikave. Sipas raporteve të publikuara të ndërkombëtarëve, ky sistem është i përfshir në korrupsion, vazhdon të ndikohet nga politika, ka mungesë të llogari dhënies, nuk është efikas etj”, tha ajo. 

Ajo gjithashtu tha se një nga mënyrat për kthimin e besimit të pushtetit gjyqësor është duke vendosur sistem transparent për qytetarët e Kosovës, për të paraqitur problemet dhe sfidat e tyre.

Në këtë tryezë morrin pjesë edhe personalitete të tjerë nga fusha e drejtësisë, si Imer Beka-kryeprokuror, Betim Musliu- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Artan Demhasaj nga Organizata Qohu etj.

Projekti i Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Image