Momenti i përplasjes së Albin Kurtit e Kadri Veselit në Kuvend (Video)

Aktuale August 24, 2017 - 15:29

Kandidati për kryeparlamentar nga koalicioni PAN, Kadri Veseli dhe kandidati për kryeministër nga LVV-ja Albin Kurti, gjatë seancës konstituive kanë pasur një përballje të ashpër.

Kurti i ka kërkuar Veselit që të del para deputetëve dhe të verifikojë se a i ka votat për kryeparlamentar.

“Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë të drejtën ekskluzive, në aktgjykimin e vitit 2014, që koalicioni fitues ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Pse s’po del të matesh. Nëse nuk don të matesh, nëse frikësohesh të matesh, jam i bindur që në mesin e deputetëve të PAN-it ka deputetë që i marrin 61 deputetë”, ritheksoi Kurti.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadri veselit, i cili tha se nëse Albini i ka 61 vota le ta merr edhe pushtetin, po Kosova do t’ia shoh sherrin.

Ai tha se në momentin kur t’i bëjë VV-ja 61 vota, le ta merr pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Sipas Veselit, pushteti nuk është gjithçka, por sipas tij, pavarësisht se çfarë kanë bërë Vetëvendosje gjatë mandatit të kaluar legjislativ, duke sulmuar Kuvendin, duke sulmuar kryeministrin, asnjëri nga ata nuk ka përfunduar në burg.

Shikojeni momentet e përplasjes së Veselit e Kurtit: