Aktivistë të VV-së dhe AAK-së, i bashkohen PDK-së në Klinë

Aktuale August 22, 2017 - 18:52

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Klinë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se, kësaj partie, sot i janë bashkuar një grup i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së nga fshati Qeskovë e Komunës së Klinës, të cilët, siç thuhet në njoftim, tash e tutje janë zotuar së kontributin e tyre do ta japin në PDK.

“ Mirëseardhje anëtarëve të rinj u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota i cili ka falënderuar ata për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

 “Ju  jeni forca dhe motivi ynë, së bashku me ju do të kontribuojmë për një të ardhme perëndimore. Besimi i juaj, në Partinë Demokratike të Kosovës, është përgjegjësi dhe obligim për ne. Ardhjet e reja po e forcojnë edhe me shumë PDK-në për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka thënë Bashota.

“Në PDK ka vend për të gjithë që duan ta shohin ‪‎Komunën e Klinës më të zhvilluar, me qasje dhe mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët e saj. Aderimi i juve dhe aderimet tjera është një tregues i qartë se PDK është parti e shpresës, parti e perspektives evropiane, parti e projekteve zhvillimore, e synimeve për një jetë më të mirë në komunën tonë.

Të sapoardhurit në PDK, kanë pranuar edhe librezat partiake të cilat i ka shpërndarë kryetari i degës Sokol Bashota.

“Në kryetarin Sokol Bashota, kemi besim të madh për zhvillimin e Klinës. Kemi vendosur që të vijmë në PDK, duke e parë punën e madhe që ka bërë kryetari i Klinës”, ka thënë njëri nga anëtarët më të rinj të PDK-së Avdi Morina. /Zeri/.

 

Image