Serbia tërheq diplomatët e saj nga Maqedonia

Aktuale August 20, 2017 - 23:01

I gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot është tërhequr për konsultime në Beograd.

Një dokument me përmbajtje të këtillë ka pranuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë.

Nga MPJ-ja thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e një hapi të këtillë.

Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.