Serbët e përshëndesin idenë e Vuçiqit, për nisjen e dialogut për 'njohjen e Kosovës'

Aktuale August 20, 2017 - 10:44

Ideja e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “dialog të brendshmë”, për sensibilizimin e serbeve për shkëputjen e Kosovës, po cilësohet si një vendim i guximshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e integrimit në të cilin po kalon Serbia, shkruan Tanjug.

Ministri i administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale në Serbi, Branko Ruzhiq ka thënë se përmes këtij dialogu duhet të shihen treguesit real të situatës në Kosovë si dhe mundësisë që me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, të ruhet  trashëgimia kulturore serbe dhe eksterritorialiteti funksional për manastiret e Kishës Ortodokse, e cila është paraparë në planin e Ahtisaarit. /Lajmi.net/