Zeka optimist që më 24 gusht do të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Aktuale August 19, 2017 - 10:31

Deputeti nga radhët e koalicionit PAN Milaim Zeka, në një prononcim për” Zëri.info” shprehet optimist që më 24 gusht do të zhbllokohet situata politike në vend.

Kjo është edhe arsyeja për të cilën ai thotë se do të marr pjesë në seancë.

“Unë pres si deputet që atë ditë të zhbllokohet Parlamenti, të zgjidhet kryetari dhe kryesia. Kjo është arsyeja se pse unë do të shkoj në seancë”, tha ai për “Zërin”.